Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar për 149 raste të reja me koronavirus nga 963 testime të kryera në 24 orët e fundit.

Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë 104, Shkodër, Fier nga 6 raste, Krujë, Korçë nga 5 raste etj.

Betejën me COVID-19 e kanë humbur 4 persona: Një 73-vjeçar nga Durrësi, një 77-vjeçar nga Shkodra, dhe dy qytetarë nga Tirana: një 65-vjeçar dhe një-74 vjeçar, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Në 24 orët e fundit, 139 qytetarë janë shëruar duke e çuar totalin në 8.675 që prej fillimit të epidemisë.

Aktualisht në Spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 206 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Ndryshe, që nga shpërthimi i pandemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 14.266 raste, prej tyre 8.675 janë shëruar, 5.195 janë raste ende aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 396 persona.