Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se do të dërgojnë një propozim në Kuvendin Komunal që çdo qytetar i Prishtinës, i konfirmuar me COVID-19 në listat e IKSHP, do të subvencionohet me 50 euro në emër të shpenzimeve shëndetësore.

Ahmeti në një postim në Facebook ka shkruar se kjo është një shumë modeste, por brenda kapaciteteve ekzistuese komunale dhe shpreson se qeveria do të shtojë një subvencionim të tillë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

“E dimë që është shumë modeste, por këto janë kapacitetet e Komunës tonë. Shpresojmë që qeveria të shtojë subvencionim të tillë për krejt qytetarët e Republikës së Kosovës. Për modalitetet e kriteret do të ju njoftojmë me kohë. Tashmë jemi dakoduar me partnerët e koalicionit në Prishtinë e shpresojmë që të marrim mbështetjen e Partive politike të përfaqësuara në Kuvendin Komunal të Prishtinës”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Këto ditë do ta dërgojmë propozimin në Kuvendin Komunal që çdo qytetari të Prishtinës (zyrtarisht në regjistrin civil)…

Posted by Shpend A. Ahmeti on Wednesday, November 18, 2020

 

Gjatë 24-orëve të fundit, në Kosovë janë shënuar  720 raste të reja me Covid-19. Vetëm në Prishtinë janë regjistruar 319 raste./21Media