Komuna e Vushtrrisë ka ndarë 251 mijë euro ndihmë ekonomike financiare për bizneset e kësaj komune që po përballen me vështirësi të shumta si pasojë e pandemisë COVID-19.

Nga gjithsej 569 biznese të cilat i janë përgjigjur thirrjes për aplikim, 513 prej tyre janë përfituese nga kjo pako ekonomike për sektorin e mikro-biznesit në Vushtrri.

Kryetari Xhafer Tahiri ka bërë të ditur për përfituesit se mjetet e ndara për këto biznese do të shpërndahen sapo të procedohen nga Thesari i shtetit.

“251.150 euro nga pako ekonomike e Komunës sot është dërguar si ndihmë për sektorin e bizneseve në Vushtrri. Urime biznesmen të vyer vushtrrias”, u shpreh i pari i komunës.