Warning: sprintf(): Too few arguments in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/lib/breadcrumb-trail/inc/breadcrumbs.php on line 254

​6 mijë euro gjobë për ish-drejtorin e Urbanizmit në Ferizaj

2 min read

Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/inc/hooks/hook-single-header.php on line 65

 

Gjykata Themelore në Ferizaj ka gjobitur sot me 6 mijë euro ish-drejtorin e Urbanizmit në Ferizaj, Faik Grainca, i akuzuar për veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit.

“Kryetarja e Trupit Gjykues e Departamentit për Krime të Rënda, Kadrie Goga Lubishtani, të pandehurin e shpalli fajtor për veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe të njëjtit i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje 6 muaj, i cili dënim me pëlqimin e të pandehurit i zëvendësohet me dënim me gjobë, si dhe dënimin plotësues ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik në kohëzgjatje prej një viti”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

F.G. akuzohet se më 01.09.2016 në Ferizaj, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin e tij zyrtar, me dashje i tejkaloi kompetencat e tij duke i mundësuar përfitim të kundërligjshëm të dobisë pasurore personit tjetër, përkatësisht pronarit të një bastore sportive, në atë mënyrë që edhe përkundër faktit se ka qenë në dijeni se subjekti afarist-bastorja sportive, nuk i plotëson kushtet për të ushtruar veprimtarinë, i njëjti lëshon pëlqimin, me çka ka vepruar në kundërshtim me nenin 66 paragrafi 2.4 të Ligjit për Lojërat e Fatit, i cili përcakton distancën ndërmjet subjektit të lojërave të fatit dhe objekteve edukative-arsimore, të institucioneve historike, fetare dhe të pronës komunale, me që në distancë prej 155 metra gjendet çerdhja e fëmijëve./21Media