Warning: sprintf(): Too few arguments in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/lib/breadcrumb-trail/inc/breadcrumbs.php on line 254

​6 viktima nga COVID-19 në Shqipëri

1 min read

Në 24 orët e fundit, në Shqipëri janë  konfirmuar 942 raste të reja me COVID-19, nga 5 mijë e 723 testime të kryera.

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në Tiranë me 238 raste, 75 raste në Fier, 74 raste në Durrës, 70 raste në Shkodër, 39 raste në Lezhë, 34 raste në Lushnje, 30 raste në Berat, 29 raste në Vlorë, 28 raste në Elbasan, 27 raste në Kavajë, 24 raste në Kukës, 22 raste në Krujë, 19 raste në Sarandë, 17 raste në Kamëz, 14 raste në Malësinë e Madhe, Vorë, 11 raste në Mallakastër, Tepelenë, 10 raste në Vaun e Dejës, Dibër, Patos, Korccë, Pogradec, 8 raste në Has, Shijak, Mat, 7 raste në Pukë, Bulqizë, Gjirokastër, Gramsh, Librazhd, 6 raste në Kurbin, Kuçovë, 5 raste në Roskovec, 4 raste në Fushë-Arrëz, Divjakë, Delvinë, Devoll, Peqin, Prrenjas, 2 raste në Mirditë, Himarë, Maliq, Cërrik, 1 rast në Tropojë, Përmet, Këlcyrë, Memaliaj, Kolonjë, Dimal, Skrapar, Poliçan.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë vdekur 6 persona të prekur nga COVID-19, ndërsa janë shëruar 832.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 206 pacientë, nga të cilët 34 janë në gjendje më të rënduar.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar gjithsej 160 mijë e 365 raste, prej tyre 144.954 janë shëruar, 12 mijë e 848 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen infektuese e kanë humbur 2 mijë e 563 pacientë./21Media