603 pacientë po trajtohen në kuadër të klinikave Covid të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitaleve të përgjithshme.

Prej tyre, 419 janë konfirmuar me Covid-19, ku 369 janë në oksigjenoterapi.

Nga 419 pacientët, 42 janë në gjendje të rënduar shëndetësore, 18 respiratorë dhe 24 me CPAP maskë.

Në klinikat QKUK-së, ka 262 pacientë, prej tyre 214 të konfirmuar pozitiv, kurse në spitalet e përgjithshme 341 pacientë, ku 205 janë të konfirmuar si Covid-19.

ShSKUK apelon tek të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të ju përmbahen rekomandimeve të institucioneve shëndetësore duke bartur maska dhe respektuar vendimet e nxjerra në mbledhjen e fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.