61 pacientë të infektuar me Covid-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës, 42 pacientë janë në okisgjenoterapi e 8 nga ta janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Ndërsa, katër pacientë që po trajtoheshin në Spitalin e Pejës janë shëruar nga COVID-19.

“4 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19. Aktualisht 61 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 42 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 8 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, u bë e ditur në njoftimin e spitalit.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë 226 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë dhe nga këta, 23 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.