Sot gjatë ditës 612 zyrtarë të policies së Kosovës iu janë nënshtuar testimeve steriologjike. Kjo u bë e ditur përmes një komunikate të dërguar për media, ku ndër tjera njoftohet se këto testime u realizuan në kuadër të një takimi mes ushtruesit të detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës  Samedin Mehmetit me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës Gjenerallejtënant Rrahman Raman.

“U.d. Drejtori i Përgjithshëm i PK-së z. Samedin MEHMETI, falënderoi Gjenerallejtënant Ramën dhe personelin mjekësor të FSK-së për gatishmërinë për të kryer testimet e një numri të zyrtarëve policorë. Bashkëpunimi mes këtyre dy institucioneve ka qenë i vazhdueshëm, por më herët ka qenë në aspektin operativ e tani po pasurohet edhe në aspektin mjekësor me një ndihmë konkrete të ofruar nga FSK-ja. Bashkëpunimi ndërinstitucional i këtyre dy institucioneve, pos aspektit human në këtë rast, është edhe një lloj ëndrre e brezave që të shohin institucione të tilla që bashkëpunojnë në të mirë të atdheut”, bëhet e ditur në komunikatë.

Rama,theksoi se kanë respekt për uniformën, prandaj ky aktivitet  është zhvilluar me dëshirë, “kur kemi parasysh se po bashkëpunojnë mes vete dy institucionet më të besueshme, më kredibile të Republikës së Kosovës”.

Tutje  Rama, shprehu gatishmërinë për bashkëpunime edhe në të ardhmen dhe me mbështetje në forma të ndryshme për projektet e PK-së, përfshirë ofrimin e përvojave të FSK-së në aspektin e sigurimit të pajisjeve të veçanta që mund t’i shërbejnë PK-së./21Media