​632 raste aktive me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në Kosovë janë 632 raste aktive me COVID-19.
Komuna e Prishtinës aktualisht është e para për nga numri i rasteve aktive me koronavirus, me 116 raste. Pasuar nga Prizreni me 66 raste, Ferizaj 44, Gjilani 37, Klina 37, Obiliqi 36, Fushë-Kosova 29, Peja 29, Gllogoc 27, Gjakova 25 e të tjera.
Në 24 orët e fundit është konfirmuar vetëm 1 rast i ri me COVID-19, nga 1 mijë e 419 testime të kryera. Janë shëruar 42 qytetarë, duke e çuar në 156 mijë e 936 numrin e përgjithshëm të të shëruarve./21Media

Back to top button