Gjatë 24 orëve të fundit, 17 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve

Gjatë 24 orëve të fundit, 17 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve

Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri deklaroi sot për 7 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, duke e çuar në 416 në total numrin e të infektuare me koronaviurin COVID-19.

Nga këta 23 qytetarë deri tani kanë humbur betejën ndërsa 182 është numri në total i pacientëve të shëruar.

“Në 24 orët e fundit janë testuar 162 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 7 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 3385 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 416 raste. Duke ndjekur ecurinë e këtij infeksioni, në grafikun e shpërndarjes së rasteve të dyshuara dhe të konfirmuara me SARS-COV2 sipas ditëve, vihet re një trend i qëndrueshëm i rasteve të konfirmuara”, informoi sot Dr. Marjeta Dervishi Instituti i Shëndetit Publik. 

17 të shëruar në 24 orë- Gjatë 24 orëve të fundit, 17 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 182.

56 në spital- Në shërbimin infektiv aktualisht janë 50 të shtruar. 6 prej tyre janë në terapi intensive, dhe 1 pacient është i intubuar. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar gjithsej, ndërsa 4 pacientë janë të intubuar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 56 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë me 3 raste, Shkodër 4 raste.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë           199 raste
– Durrës           38 raste
– Lushnje         5 raste
– Elbasan         15 raste
– Fier                32 raste
– Kavajë           8 raste
– Rrogozhinë    4 raste
– Korçë             17 raste
– Vlorë              5 raste
– Shkodër         49 raste
– Lezhë            14 raste
– Berat              2 rast
– Has                12 raste
– Krujë             5 raste
-Tropojë          4 raste
– Pukë               4 raste
– Mirditë           3 raste.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19./oranews