Aktualisht në Qendrën e Studentëve janë të karantinuar rreth 300 persona

Aktualisht në Qendrën e Studentëve janë të karantinuar rreth 300 persona

70 kosovarë do të kthehen sonte nga Kroacia e të cilët do të vendosen në Qendrën e Studentëve, në kryeqytet e cila po përdoret si karantinë.

Kështu bëri të ditur për KP  drejtori i Qendrës Studentore, Fatmir Sfisha.

Me këtë rast Sfishta deklaroi se aktualisht në Qendrën e Studentëve janë të karantinuar rreth 300 persona, derisa theksoi se ka kapacitet edhe për 350 të tjerë.

Ndryshe, personave të cilët janë në karantinë në Qendrën e Studentëve, iu shërbehen tri vakte buke dhe gjërat e nevojshme higjienike nga kontratat e deritanishme të konvikteve.