Rreth gjashtë milionë njerëz në Evropë vuajnë nga sëmundja e epilepsisë. Më të atakuar janë meshkujt, por që kjo sëmundje nuk bën dallime të mëdha në moshë, gjini e racë.

Në ditën Ndërkombëtare Kundër Epilepsisë, Shoqata kundër Epilepsisë e Kosovës ka treguar për numrin e personave të cilët kanë shfaqur sindroma epileptike gjatë kohës së pandemisë.

Sipas evidencës dhe frekuencës që kemi marrë në protokollet tona nëpër klinikë, gjatë kohës së pandemisë diku 73 pacientë kanë qenë të hospitalizuar, 202 kanë qenë persona me COVID. Vetëm një person me epilepsi ka qenë me COVID“, thonë nga shoqata.

Kryetarja e shoqatës, Valbona Govori-Berisha tha se çdo vit, në hënën e dytë të shkurtit, shënohet kjo ditë ndërkombëtare, e cila ka për qëllim të ngritjes së vetëdijes për epilepsinë në gjithë botën.

Është herë e tetë që e shënojmë këtë ditë. Dhe është mundësi shume e fuqishme për të ngritur çështjet për epilepsinë. Ka për qëllim sensibilizimin e popullatës, ngritjen e vetëdijes për një çrregullim trunor i cili shfaqet në forma të ndryshme të manifestimit. Diku 6 milionë njerëz vuajnë nga kjo sëmundje në Evropë. Nuk dallon moshën dhe gjininë apo racën. Mund të lajmërohet të çdo kush. Meshkujt vuajnë më shumë nga kjo sëmundje. Mund të themi se mund të lajmërohet te çdo moshë, por më e zakonshme është te moshat e reja“, tha ajo ai.

Govori-Berisha theksoi se personat të cilët kanë këtë sëmundje, vuajnë nga ankthi dhe depresioni. E të dy këto manifestime janë shfaqur më shumë gjatë kohës së pandemisë.

E drejtori i Klinikës Neurologjike, Nexhmedin Shala tha se kanë bërë mbi 400 ekzaminime.

Diku 73 kanë qenë të hospitalizuar dhe mbi 400 ekzaminime. Klinika e Neurologjisë përkundër vitit të vështirë ka treguar avancimin, kemi për herë të parë protokollin e sëmundjes të spektrit të epilepsisë“, tha Shala./KP