Sipas raportit të punës për datën 7 prill 2021, në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 917 pacientë.

757 raste janë të konfirmuara me Sars-Cov-2. 61 pacientë janë të dyshuar, në pritje të rezultateve.

36 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore, 734 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë

Në QKUK janë të shtrirë 374 pacientë: 329 të konfirmuar me Sars Cov-2, 15 në gjendje të rënduar, 319 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave: Klinika Infektive, 115 pacientë, Klinika Infektive II ( Mjekësia Sportive), 85 pacientë, Klinika Infektive III ( Interno), 59 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 79 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 5 pacientë, Mjekimi Intensiv -COVID, 12 pacientë, Klinika e Pediatrisë, 19 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 543 pacientë: 428- të konfirmuar pozitivë, 21- në gjendje të rënduar shëndetësore, 415- me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 112 pacientë, Spitali i Gjakovës, 87 pacientë, Spitali i Pejës, 90 pacientë, Spitali i Gjilanit, 110 pacientë, Spitali i Ferizajt, 67 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 48 pacientë, Spitali i Vushtrrisë, 29 pacientë.