Qytetarët po vazhdojnë të mos i respektojnë masat ndaj COVID-19. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 768 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19.

Kujtojmë që të premten që lamë pas Qeveria e Kosovës ka vendosur masa të reja antiCOVID-19.

E gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.865 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 688 raste pozitive.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (76, 54, 38 vjeç), Rahovec 2 raste (74, 67 vjeç), Ferizaj 1 rast (48 vjeç), Gjilan 1 rast (82 vjeç), Kamenicë 1 rast (57 vjeç), Klinë 1 rast (65 vjeç), Skenderaj 1 rast (76 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (54 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 29.805 raste nga 120.811 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 833 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 236 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 17.541 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.431”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.