Gjatë ditës së sotme, në laboratorin e IKSHPK-së, është bërë testimi i listës së personave të kontaktit nga të infektuarit në Milloshevë, nga rezultatet e dala janë tetë raste të reja pozitive.

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë rekomandimet e IKSHPK-së dhe të shtojnë kujdesin në mënyrë që të dalin fitues në betejën me Covid-19.

“Sot, në laboratorin e IKSHPK-së, është testuar lista e personave të kontaktit nga të infektuarit në fshatin Milloshevë dhe nga rezultatet e dalura kemi 8 raste të reja pozitiv me Covid-19, raste kontakti me familjarët e tyre, të cilët janë në vetizolim. Ju lutem respektoni rekomandimet e dalura nga IKSHPK-ja, mbani distancën 2 metra, vendosja e maskave të jetë rutinë e përditshmerisë tonë! Të shtojmë me shumë kujdesin, në mënyrë që të dalim fitues të kësaj beteje me Covid-19!”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Të nderuar qytetarë,

Sot, në laboratorin e IKSHPK-së, është testuar lista e personave të kontaktit nga të infektuarit…

Posted by Xhafer Gashi on Wednesday, 10 June 2020