Mbi 1 mijë e 8 persona u shëruan

Mbi 1 mijë e 8 persona u shëruan

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Turqi në 24 orët e kaluara është rritur për 87, në gjithsej 812, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi.

Në të njëjtën kohë, Reuters shkruan se numri i personave të infektuar nga koronavirusi u rrit me 4 mijë e 117 në 38 mijë e 226.

Numri i personave të shëruar në Turqi është 1 mijë e 846, dhe numri i testuar në 24 orët e kaluara është 24 mijë e 900.

Kujtojmë se Kosova sot pranoi ndihma mjekësore nga Turqia, që do të ndihmojë në betejën kundër COVID-19./21Media