150 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore nga gjithsej 1 mijë e 86 teste të realizuara.

Sipas qyteteve ku janë regjistruar rastet e reja janë: Shkup 93, Tetovë 12, Ohër 9,Kërçovë 8, Kumanovë 7, Resnjë 5, Prilep 4, në Shtip, Strugë dhe Gostivar nga 3 raste dhe në Manastir, Koçan dhe Negotinë nga 1 rast.

Nga ministria e Shëndetësisë informojnë se 9 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit, 6 viktima janë nga Tetova dhe 3 nga Shkupi.

Instituti për Shëndet Publik informoi se brenda 24 orëve janë shëruar 30 persona. Të shëruarit janë regjistruar në këto qytete: Shkup 21, Shtip 3, Prilep 2, Tetovë 3 dhe Manastir 1.

Që nga fillimi i pandemisë janë kryer plot 57 mijë e 895 teste dhe 5 mijë e 906 kanë dalë pozitivë me Covid-19, ku 2 mijë e 236 janë shëruar deri më tani, 277 kanë ndërruar jetë dhe 3 mijë e 393 janë ende të sëmurë./TV21