Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se të shtunën janë testuar gjithsej 270 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, ku me SARS-CoV-2, janë konfirmuar edhe 23 raste.

Sipas institutit, rastet pozitive janë raste kontakti nga komuna e Ferizajt 16 raste (sipas vendbanimit: 11 raste Balaj dhe 5 raste Ferizaj), komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Randobravë), komuna e Zubin Potokut 2 raste dhe me nga 1 rast vendbanimet: Vushtrri dhe Leposaviq.

Deri më 16 maj 2020 janë testuar gjithsej 11 mijë e 585 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 978 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Ndërsa, prej tyre 713 janë shëruar.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 16 maj 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 4 milionë e 685 mijë e 883 raste të Covid-19 dhe 310 mijë e 801 raste të vdekjes./21Media