Mesut Ozil vazhdon të jetë jashtë skuadrës së Arsenalit. Ai nuk është përfshirë në listën e skuadrës së tyre për Premier Ligë e as për Europa League këtë sezon.

Ky ka qenë një vendim i diskutueshëm dhe Arteta mund të dëshironte që ai të kishte Ozilin sërish në dispozicion, ndërsa skuadra e tij vazhdon të vuajë për një lojtar, i cili krijon lojë dhe raste. Në të vërtetë, shefi i “Gunners” tashmë e ka pranuar “gabimin” e tij për mungesën e vazhdueshme të 32-vjeçarit.

Arsenali aktualisht është pa fitore në pesë ndeshjet e fundit në Premier League. Në këto ndeshje, skuadra e Arsenalit ka shënuar vetëm një gol.

Nëse do të ishte në kulmin e tij, Ozil mund t’i ndihmonte ata të zgjidhin këto çështje. Sidoqoftë, Arteta nuk mund ta përdorë atë deri në janar.

“Për momentin jam i fokusuar në lojtarët të cilët i kam në dispozicion. Çfarë mund të ndodh në Janar nuk e di, por atëherë do të ulemi dhe do ta vlerësojmë situatën”, tha Arteta kur u pyet mbi rikthimin e mundshëm më Mesut Ozilit në skuadër.