Demaliaj tha se pas konsultimeve me ekspertët do i drejtohen edhe Kushtetueses

Demaliaj tha se pas konsultimeve me ekspertët do i drejtohen edhe Kushtetueses

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, po kërkon sqarim për rolin e Glauk Konjufcës gjatë ditës së sotme, kur edhe u votua qeveria e re. Sipas saj, ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca gjatë miratimit të Qeverisë votoi për miratimin e saj, e po ashtu edhe për zgjedhjen e tij si ministër i Jashtëm.

Shkumbin Demaliaj nga AAK në një konferencë për media të mbajtur sonte, tha se kjo përbën konfuzion të madh. “Në këtë rast gjatë fjalimit deputetja Teuta Haxhiu, gjatë debatit që është bërë për qeverinë, iu ka drejtuar kryetarit Konjufca se a keni dhënë dorëheqje a jo, dhe përgjigja ka qenë jo, këtë e dinë të gjitha mediat dhe gjithë kuvendi, sepse pyetja ka qenë publike”, tha ai.

Ai tha se për këtë ekspertët duhet ta thonë fjalën e vetë, pasi sipas tij është shkelje e madhe. Krahas kësaj, ai bëi të ditur që pas konsultimeve me ekspertët do i drejtohen edhe Gjykatës Kushtetuese.

Ndërsa, Teuta Haaxhiu nga AAK tha se nuk kanë marrë asgjë me shkrim për të sqaruar rolin e Glauk Konjufcës, për çka tha se do të shohin ditëve në vijim se si do të sqarohet pozicioni i tij gjatë ditës kur u votua qeveria e re.