Mbrojtësi i Norwich Cityt, Max Aarons ka arritur marrëveshje pesë vjeçare me Barcelonën, raporton, e përditshmja spanjolle “Sport”

20 vjeçari i krahut të djathtë thuhet se ka biseduar me trajnerin e ri të Barçës, Ronald Koeman gjatë një ndeshje me Evertonin disa vite më parë ku tekniku holandez i kishe thënë se ishte i impresionuar me potencialin e tij.

“Sport”, tutje shton se klubi anglez do të pranojë ofertën si huazim me obligimin e blerjes për 20 milionë euro vitin e ardhshëm.