Abazi pyet pse Thaçi e Mustafa po kanë frikë nga zgjedhjet

Abazi pyet pse Thaçi e Mustafa po kanë frikë nga zgjedhjet

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës Haki Abazi ka thënë se presidenti i  vendit Hashim Thaçi dhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa po keqpërdorin pandeminë COVID-19, duke mos dashur të shkojnë në zgjedhje të reja.

Abazi në facebook ka shkruar se në demokraci nuk ka vend për centrifugë, madje ai ka pyetur pse ata po kanë frikë nga zgjedhjet.

“Duke keqpërdorur situatën me COVID-19, nuk vidhet DEMOKRACIA e as legjitimiteti. Kjo që po do Thaçi dhe Mustafa është jo kushtetuese dhe e barabartë në vendimet për masa të dhunshme që dikur kishte vendosur Millosheviq duke larguar instituci onet që kanë burimin në votën dhe vullnetin qytetarë. Në demokraci nuk ka vend për centrifugë. Pse po kanë frikë nga zgjedhjet?”, ka shkruar Abazi në Facebook.

Presidenti Thaçi i ka dërguar edhe dje  një letër kryetarit të Vetëvendosjes Albin Kurtit për mes të cilës ka kërkuarqë si parti fituese ta caktoj mandatarin e ri për kryeministër. /21Media