Reagimi i Abazit

Reagimi i Abazit

Zëvendëskryeministri në detyrë Haki Abazi, ka reaguar pas shkarkimeve në Telekomin e Kosovës, duke thënë se në të ardhmen ‘nipi nuk mund të emërojë dajën e tij si drejtor të Përgjithshëm të Telekomit’.

Bordi i Drejtorëve i Ndërmarrjes Publike Telekomi i Kosovës ka shkarkuar kryeshefin ekzekutiv, Bedri Istrefin, dy zëvendës-kryeshefat dhe zyrtarin kryesor financiar.

Po e vërtetë, është e mundur. Herët a vonë do të ndodhë që nipi nuk mund të emërojë dajën e tij si drejtor të Përgjithshëm të Telekomit dhe milionat e buxhetit publik të përvetësohen, ndërsa njerëzit jetojnë në varfëri. #Çkapja është e mundur me LVV”, ka shkruar Abazi në Facebook.