Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka shkuar për vizitë në Qendrën e Dokumentimit në Prishtinë, për të përkujtuar 1 mijë e 133 fëmijë të vrarë para 20 vjetëve në luftën në Kosovë.

Ai me këtë rast ka thënë se fëmijët e vrarë kosovarë meritojnë drejtësi.

“Ata ende meritojnë drejtësi. “Njëherë e një kohë dhe kurrë më” në Qendrën e Dokumentacionit në Prishtinë i nderon këta fëmijë dhe na kujton ndikimin e tmerrshëm të konfliktit dhe luftës. Ne mund të falim, por nuk duhet të harrojmë”, ka shkruar Abbott në Facebook.