Warning: sprintf(): Too few arguments in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/lib/breadcrumb-trail/inc/breadcrumbs.php on line 254

​Abdixhiku: Mosliberalizimi i vizave, lajm që Kosova nuk e meriton

1 min read

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se mosliberalizimi i vizave është lajm hidhërimi që qytetarët e Kosovës nuk e meritojnë.

Ai ka thënë se çdo vonesë në këtë drejtim është padrejtësi e rëndë kur dihet se Kosova ka të përmbushura kriteret e përcaktuara.

“Përpjekja për liri të lëvizjes për qytetarët tanë, duhet të jetë angazhim i përbashkët i secilit patriot që synon ankorimin e Kosovës në bashkësinë e kombeve të lira, demokratike e prosperuese, në familjen euroatlantike. LDK, këtë rol do ta ushtrojë. Prandaj një muaj më parë, së bashku me eurodeputetë e delegatë të EPP, nxorrëm një rezolutë që kërkonte mu këtë. Do të bëjmë rolin tonë mbështetës kudo që mundemi, sa herë që mundemi”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Ai tutje ka thënë se tani është radha e vendeve të BE-së t’i japin Ballkanit Perëndimor vizion të qartë e të guximshëm – Kosovës, minimalisht liberalizim vizash. “Çdo përfundim ndryshe nga ky Samit, është inkurajim i forcave destabilizuese në Ballkan”./21Media