Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi sot në një konferencë për medie tha se lajmërimin në Polici për vjedhjen e mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit e kanë bërë ministria që ai udhëheqë.

Abrashi tha se raportimet se zyrtarë të kësaj ministrie nuk e kanë lajmëruar me kohë transaksionin e paligjshëm nuk qëndron dhe që pasi që sipas tij sekretari i ministrisë së Infrastrukturës, Izedin Bytyqi informatën për këtë transaksion e ka marrë më 19 tetor nga zyrtar i ministrisë dhe se këto dyshime i kanë ngritur edhe te Thesar i Shtetit e më pas rasti është lajmëruar edhe në departamentit për krime Ekonomike në Policinë Kosovës.

Ai tha se ministria, me të cilën udhëheqë është palë e dëmtuar dhe se me këtë janë dëmtuar edhe taksat e qytetarëve dhe një numër i projekteve.

Sipas tij, asnjë zyrtar kësaj ministrie nuk është duke u hetuar për rastin dhe se nuk beson që krimi është bërë në këtë ministri.

Ndërsa, sekretari i ministrit, Izedin Bytyqi u shpreh se qëllimi që nuk janë përgjigjur sihte për mos ta dëmtuar procesin e hetimit.

“Unë si sekretar e kam pranuar informatën për vjedhje të buxhetit më 19 tetor në ditën e hënën nga zyrtar të administratës që ë ka vërejtur se janë bërë pagesa kjo vjedhje ka ndodhur nga një zyrtar i ministrisë së financave. Në të njëjtën ditë e kemi njoftuar MF dhe ndërkohë zyrtar tanë financiar kanë komunikuar me telefon me zyrtarë e financave të MF. Të nesërmen e kemi dërguar njoftim edhe tek drejtoria policore për krime ekonomike dhe pas kësaj gjatë komunikimeve të vazhdueshme me ministrinë e financave lajmi është i rremë”, tha ai në një konferencë të jashtëzakonshme.