Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka reaguar me rastin e vdekjes së legjendës së futbollit botëror Diego Armandso Maradona.

Sipas Ademit, Maradonnan është i papërsëritshëm për magjinë që ia dhuroi futbollit si dhe idhull i shumë gjeneratave.

“I trishtueshëm lajmi për shuarjen e Legjendës së futbollit botëror, Diego Maradona! I papërsëritshëm për magjinë që i dha futbollit, idhull i shumë gjeneratave dhe një nga meritorët që kjo lojë vazhdon të jetë sporti më i dashur në botë. Maradona ishte unik dhe i tillë do të kujtohet gjithmonë”, ka shkruar Ademi në Facebook./21Media

I trishtueshëm lajmi për shuarjen e Legjendës së futbollit botëror, Diego Maradona!
I papërsëritshëm për magjinë që i…

Posted by Agim Ademi on Wednesday, November 25, 2020