Afër 4 mijë raste aktive me COVID në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit gjithsej raste aktive në vend janë 3 mijë e 837.
Ndërkaq, nga 6 mijë e 008 testime, janë shënuar edhe 658 raste të reja me coronavirus, ndërsa janë shëruar edhe 160 persona. Raste të vdekjes nuk ka.
Brenda 24 orëve janë vaksinuar, 4 mijë e 685 persona, duke e çuar numrin total në 1.713.150 të vaksinuar.
Ndërsa, 885.221 persona janë vaksinuar me dozën e parë dhe 795.476 me dozën e dytë./21Media