Që nga 13 marsi i këtij viti kur edhe u shënuan rastet e para me Covid-19 në Kosovë, janë testuar 94 mijë e 456 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2. 19 mijë e 842 persona kanë rezultuar pozitivë, ndërsa 681 prej tyre kanë vdekur.

15 mijë e 520 pacientë janë shëruar, ndërsa numri i rasteve aktive është 3 mijë e 641.

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar tre të vdekur e 514 raste të reja me COVID-19 në Kosovë.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 249 raste, Gjilan 32 raste, komuna Ferizaj 28 raste, komuna Pejë 28 raste, komuna Gjakovë 24 raste, komuna Prizren 23 raste, komuna Podujevë 20 raste, komuna Fushë Kosovë 19 raste, komuna Vushtrri 15 raste, komuna Deçan 12 raste, komuna Lipjan 10 raste, komuna Obiliq 7 raste, komuna Viti 7 raste, komuna Mitrovië 6 raste, komuna Klinë 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Shtime 4 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Dragash 3 raste, komuna Hani i Elezit 3 raste, komuna Rahovec 3 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Novobërdë, Shtërpcë dhe Skenderaj./21Media