“Është qesharake të mendosh se Bale mund të largohet nga Reali"

“Është qesharake të mendosh se Bale mund të largohet nga Reali”

Prej muajsh flitet për një largim të Gareth Bale nga Reali i Madridit në merkaton e janarit, madje sëfundmi është thënë edhe për një lamtumirë të uellsianit në formë huazimi, por për të mohuar kategorikisht këto lajme ka menduar agjenti i Bale Jonathan Barnett, i cili në një intervistë ka hedhur poshtë çdo hipotezë të tillë.

“Është qesharake të mendosh se Bale mund të largohet nga Reali i Madridit në formë huazimi. Gareth është një nga lojtarët më të rëndësishëm në botë pse duhet të shkojë diku tjetër madje në formë huazimi”, tha Bale.

Gjërat mund të ndryshojnë por të gjitha këto që thuhen janë qesharake. Jo çdo klub mund t’ia lejojë vetes të ketë shërbimet e Bale.

Te Reali është i lumtur dhe kërkon të fitojë trofe të tjerë”, deklaroi agjenti i sulmuesit uellsian Jonathan Barnett.