Warning: sprintf(): Too few arguments in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/lib/breadcrumb-trail/inc/breadcrumbs.php on line 254

​Agjenti i Di Maria-s tregon nëse lojtari po transferohet te Juventus-i

1 min read

(Getty Images)

Agjenti i Angel Di Maria-s ka konfirmuar se janë duke u diskutuar për detajet përfundimtare të kontratës me Juventus-in.

Argjentinasi kishte hezituar për javë të tëra përpara se të merrte një vendim për të ardhmen e tij, pasi u largua nga Paris Saint-Germain si lojtar i lirë.

Ai po shqyrtonte si propozimin nga “Bianconerët” ashtu edhe atë nga Barcelona, me synimin për t’u rikthyer në Amerikën e Jugut pas Kupës së Botës 2022.

“Ne po flasim për detajet përfundimtare dhe po presim që Juventus të japë OK për disa gjëra”, citohet të ketë thënë agjenti i Di Maria-s për gazetën “La Stampa”.

Ai pritet të nënshkruajë një kontratë njëvjeçare me vlerë 7 milionë euro në sezon plus bonuse, megjithëse mund të ketë edhe një opsion për një vit të dytë.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, oferta fillestare ishte 7 milionë euro në sezon duke përfshirë shtesa, por agjenti Lisandro Pirosanto kërkoi më shumë.