Agjenti i Junior Firpos do të udhëtojë javën e ardhshme drejt Italisë ku do t’i hapë bisedimet me skuadrën e Atalantës rreth një transferimi eventual në Serie A, raporton “Tuttomercatoweb”.

Interi dhe Fiorentina raportohet gjithashtu se janë të interesuara për shërbimet e 24-vjeçarit, por klubi nga Bergamo synon ta përmbyllë marrëveshjen para fundit të afatit kalimtar.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Gasperini po kërkon përforcime shtesë, në mënyrë që të vazhdojë rrugën e rritjes dhe të mbetet skuadra, e cila po befason për të mirë në futbollin italian.