​Agjenti i Jorginhos: Nëse vjen ndonjë ofertë joshëse do ta vlerësojmë

 
Joao Santos, agjenti i mesfushorit të Chelseat, Jorginho ka folur për të ardhmen e tij duke ditur se ka interesim nga shumë klube për shërbimet e italianit.
Mesfushori i lindur në Brazil i ndihmoi “Blutë e Londrës” të fitonin Ligën e Kampionëve në sezonin 2020-21, përpara se të luajë çdo ndeshje për Italinë deri në triumfin në Kampionatin Evropian Euro 2020.
Jorginho ishte njëri nga lojtarët kryesor në të dy skuadrat dhe ish-ylli i Napolit ka qenë i lidhur me një kthim në Serie A.
“Ai ka një kontratë dy-vjeçare, dhe gjithçka është në duart e klubit”, tha Santos për “Calciomercato”.
“Tani janë Kupa Botërore e Klubeve si dhe Super Kupa Evropiane. Për një futbollist, këto janë objektiva shumë të rëndësishme. Por tregu i transferimeve është gjithmonë tregu i transferimeve dhe nëse një klub i madh paraqitet me një ofertë serioze për Chelsean, atëherë ne do ta vlerësojmë”, shtoi më tutje ai.
“Për momentin, Jorginho do të luajë në Chelsea sezonin e ardhshëm”, përfundoi agjenti i italianit.

Back to top button