Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka pritur në takim kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, me të cilin kanë diskutuar për shumë çështje por në fokus kishin zhvillimin e turizmit.

Sipas Ahmetit, turizmi sjellë zhvillim më të mirë ekonomik.

Ahmeti ka shkruar në Facebook se kanë diskutuar edhe për nxitjen e vizitave ndërmjet qytetarëve të komunës tonë dhe Bashkisë së Vlorës që është qytet i historisë së Pavarësisë së Shqipërisë dhe ka një bregdet të mrekullueshëm.

“Me shumë nderë e pranova ftesen nga kryetari Dr.Leli për vizitë qytetit të Vlorës për të thelluar edhe më shumë bashkëpunimin ndërmjet dy qyteteve”, ka shkruar ai.

Me shumë kënaqësi sot kam pritur në takim kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Dr. Dritan Leli, me të cilin diskutuam…

Posted by Imri Ahmeti on Monday, 5 October 2020