Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se sot nuk është konfirmuar asnjë rast i ri me COVID-19, në Prishtinë.

Ahmeti ka thënë se jemi në fund të krizës shëndetësore e në mes të krizës ekonomike që ka mundësi thellimi.

Tutje ai ka thënë se “duhet të punojmë krejt bashkë për pakon ekonomike”.

“Shumë teste sot në Prishtinë por asnjë pozitiv. Vetëm një rast në krejt Kosovën. Këto janë lajme të mira. Jemi në fund të krizës shëndetësore e në mes të krizës ekonomike që ka mundësi thellimi. Duhet të punojmë krejt bashkë për pakon ekonomike”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se sot është konfirmuar vetëm një rast i ri me Covid 19. Rasti pozitiv është rast kontakti nga Komuna e Rahovecit.

Sot janë shëruar 15 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve në Kosovë deri më sot është gjithsej 769 raste./21Media