Ahmeti: Ditëve në vijim do të ashpërsohen masat

Ahmeti: Ditëve në vijim do të ashpërsohen masat

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka folur pas vendimit për karantinimin e kryeqytetit, pas paraqitjes së 20 rasteve të reja me koronavirus.

Ahmeti ka thënë se nga 25 kontaktet e personit të infektuar ditë më herët, 20 janë testuar pozitiv sot. “Lajmi i mirë është që të gjitha janë kontakte të personit të infektuar. Lajmi i keq është se tani duhet të shtojmë masat resktriktive në Prishtinë”.

Ahmeti ka bërë të ditur se policia nuk do të lejojë grumbullimin e më shumë se dy personave dhe po ashtu do të ketë kontrolla më të mëdha.

“Të gjithë personat ishin pa simptome. Pas konsultimeve me Ministrin Vitia, Prishtina prej sonte hyn në karantinë. Hyrje/daljet do të jenë të kontrolluara, si dhe do të kemi masa të shtuara policiore në lagjen Mati 1. Policia nuk do të lejojë grumbullimin e më shumë se dy personave dhe po ashtu do të ketë kontrolla më të mëdha. Tri lokacione, një kompleks banesor dhe dy shtëpi shkojnë në mbikqyrje 24 orëshe nga policia. Ditëve në vijim do të ashpërsohen masat. Me ditë të tëra kemi bërë thirrje për mosrelaksim. Po hyjmë në një fazë kritike. Në qoftë se ndonjëherë në jetë më keni dëgjuar për diçka po ju lus me qëndru në shpi. Përsëritne tek të gjithë që i njihni #rriNshpi #rriNshpi”, ka shkruar Ahmeti në Facebook./21Media