Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka vizituar punimet që janë duke u bërë në kompleksin e stadiumit, për ndërtimin e fushave sportive në Dobrajë të Madhe.

Kryetari Ahmeti ka thënë se punimet kanë filluar kohë me parë, mirëpo si pasojë e kompanisë që merrej me punimet e stadiumit, punimet kanë shkuar me një dinamikë të ngadalësuar.

Ahmeti ka deklaruar tash që është ndërruar kompania, punimet janë duke vazhduar me një dinamik më të shpejtë.

Ai ka thënë se deri ka fundi i vitit do të përfundojë i gjithë kompleksi.

“Këtu po punohet në kompleksin e stadiumit, fushave sportive në Dobrajë. Në fakt një stadium që është fillu ma herët, por kemi pasur telashe me një kompani të papërgjegjëshme, ta quaj kushtimisht për dinamiken e zvogëluar të punimeve, po besoj që tash ka fundi ka një dinamikë pak me të shtuar të stadiumit të madh të klubit futbollistik “Arbëria”, sepse “Arbëria”, tek ne është në superligë. Është kontraktu edhe stadium ndihmës për klubin dhe në të njejtën kohë janë bërë edhe fushat e vogla sportive, janë kompleksi sportiv i fshatit Dobrajë e Madhe dhe po mendoj që deri ka fundi duhet të kompletohet i gjith ky kompleks i objekteve sportive në këtë kompleks”, ka thënë Ahmeti.

Kryetari Ahmeti theksoi se ndërtimi i kompleksit sportiv do të kushtojë 150 mijë euro, ndërsa për pjesët shtesë të fushave sportive, objekteve ndihmëse kap vlerën 110 mijë euro.

“Nuk e di për të gjitha shumat një nga një, por nëse nuk gaboj, kap shifrën afër 150 mijë euro, këto komplekse sportive, bashkë me stadiumin ndihmës, ndërkaq stadiumi i madh faza e parë është përfunduar vitin e kaluar, tani jemi në implementim të pjesëve shtesë të fushës sportive, të objekteve ndihmëse, vlera është dikund mbi 110 mijë euro në total”, ka thënë Ahmeti.

Kryetari Ahmeti vizitën e vazhdoi edhe te punimet që janë duke u bërë për ndriçim publik nga Lipjani deri në fshatin Magurë.

Ahmeti ka thënë se në këtë projekt përfshihen 20 kilometra gyp dhe poqa ndriçimi, i cili do të kushtojë rreth 300 mijë euro.

“Është projekti i ndriçimit publik, është mbi 20 kilometra gyp dhe poqa ndriçimi publik do të futën për skaj rrugës që shkon prej Lipjanit deri në fund të fshatit Magurë dhe në të njëjtën kohë do të hyjë edhe në fshatin Ruf, Hallaq, në Torinë, Potrovc, Shylog, është një projekt që kushton rreth 300 mijë euro”, ka thënë Ahmeti.

Kryetari Ahmeti ka thënë se pjesa kryesore e punimeve pritet të përfundojë në fund të vitit 2020.