Numri i të infektuarve në Kosovës ka arritur në 731

Numri i të infektuarve në Kosovës ka arritur në 731

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, dje janë testuar gjithsej 292 mostra të marra nga Klinika Infektive, ku 28 prej tyre rezultuan pozitiv me koronavirus.

Nga këto raste vetëm një ishte nga komuna e Prishtinës, e për këtë kyretari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se është e rëndësishme që numri i rasteve të reja nuk po rritet për çdo ditë.

“Qershia në tortë për sot, vetëm një rast në Prishtinë, edhe pse 28 në krejt Kosovën. E di që juve mund të ju duken shumë 28 por për mua është me rëndësi që numri i rasteve të reja nuk po rritet për çdo ditë. Afër jemi”, ka shkruar Ahmeti ne Twitter.

 Numri i të infektuarve në Kosovë ka arritur në 731, të shëruar janë 162 kurse, deri tani janë shënuar 20 viktima. /21Media