Komuna vë në dispozicion një numër telefoni dhe email

Komuna vë në dispozicion një numër telefoni dhe email

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se nuk i kanë të qarta të gjitha detajet e vendimit të qeverisë rreth kufizimit të lirisë së lëvizjes. Ai ka shkruar se edhe qytetarët kanë shumë paqartësi dhe se kanë nevojë të flasin me institucionet.

Prej momentit kur kemi publikuar numrin dhe emailin, telefoni nuk është ndalur ndërsa kanë ardh qindra emaila. Kjo nënkupton që ka shumë paqartësi dhe qyt etarët kanë brenga dhe kanë nevojë të flasin me institucione. Edhe pse edhe ne si Komunë nuk i kemi të qarta krejt detajet e vendimeve që po vijnë, megjithatë do të jemi bashkë me juve“, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Kryetari ka bërë të ditur që e kanë vënë në dispozicion një numër telefoni dhe një email për qytetarët që të drejtohen për paqartësitë dhe brengat e tyre.

“Mos harroni, pyetje, kërkesa, administrative, sociale, ekonomike, të gjitha do të mundohemi t’i sqarojmë”, përfundoi kryetari i Prishtinës./21Media