Në Doha të Katarit është duke u zhvilluar turneu i Mastersit në kuadër të xhudos.

Para ca minutash është konfirmuar edhe nga Komiteti Olipmik i Kosovës (KOK) që garuesi kosovar Akil Gjakova, ka përfunduar në vendin e shtatë në kategorinë prej 73 kg, kështu duke e përfunduar këtë turne pa medalje.

Xhudisti ynë e nisi me fitore, ku fillimisht mposhti Somon Makhmadbekov të Taxhikistanit, duke vazhduar me fitore tjetër kundër Denis Iartcev të Rusisë.

Kështu ai vazhdoi kualifikimin tutje për në çerekfinale, vetëm për tu ndalur nga xhudisti i Kazakistanit, Zhansay Smagulov. Më pastaj, Gjakova pësoi në repesazh kundër përfaqësuesit të Uzbekistanit, Khikmatillokh.

Kështu, Akil Gjakova me pozitën e shtatë, shton edhe 468 pikë Olimpike të reja në konton e tij.

🥋🇽🇰Akil Gjakova ka përfunduar në vendin e shtatë të kategorisë deri në 73 kilogramë në Mastersin e xhudos, që po mbahet…

Posted by Kosovo Olympic Committee on Tuesday, January 12, 2021

Nesër do të garojë Loriana Kuka në kategorinë prej -78 kg.

Një ditë më parë, ekipi i xhudos fitoi tri medalje, me Distria Krasniqin që rrëmbeu të artën dhe Majlinda Kelmendin e Nora Gjakovën të bronztën.