Viktimat u dërguan në QKUK

Viktimat u dërguan në QKUK

Një aksident ka ndodhur sot në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë konkretisht në fshatin Shkabaj të Obiliqit, ku si pasojë e aksidentit janë lënduar 4 persona.

Rastin për 21Media e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

“Në aksident janë të përfshira tri automjete. Të lënduarit janë dërguar në QKUK”, ka thënë Krasniqi.

Në vend të ngjarjes kanë dalë njësitë e trafikut dhe të SP Obiliq./21Media