Dy persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në Mramor të Prishtinës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur në ora 14.20 dhe se aty ishin të përfshirë një veturë e tipit Golf 4 dhe një kombi i tipit Mercedes.

Ai me këtë rast ka apeluar te të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut rrugor dhe t’iu përmbahen shenjave që kufizojnë shpejtësinë e lëvizjes, pasi që tejkalimi i shpejtësisë është rreziku më i madh i shkaktimit të aksidenteve rrugore që shpesh përfundojnë me fatalitet.