Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave në udhëkryqin te Katedralja në Prishtinë. Si pasojë dy persona kanë pësuar lëndime trupore.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, e cila ka njoftuar se këtë rast po merret Njësiti i Trafikut.

“Rreth orës 10:30, në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor ne mes dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona. Me rast po merret Njësiti i Trafikut”, ka njoftuar Ahmeti.