​Aktakuzë ndaj dy gjeodetëve që keqpërdoren detyrën zyrtare

Prokurori propozon që të akuzuarit të shpallen fajtorë

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë ndaj dy gjeodetëve për shkak të dyshimit se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare.

Sipas aktakuzës, i akuzuari B.S., me datë 10.12.2017 në Prizren, me qëllim që të përfitoj çfarëdo dobie për persona të tjerë në këtë rast vëllezërit P.Gj., Gj.Gj., dhe M.Gj., nga fshati Karashëngjergj – Komuna e Prizrenit, duke shkelur të drejtat e personit tjetër bashkëpronarit Gj.Gj., në atë mënyrë që në cilësi të gjeodetit të licencuar ka bërë ndarjen e parcelave pa lejen, dokumentin dhe kërkesën e njërit bashkëpronar Gj.Gj., me ç’rast parashtron kërkesën dhe realizon regjistrimin me ndryshime të pronës në Kadastral-Map në kundërshtim me rregullativën ligjore.

Ndërsa, e akuzuara L.R., me datë 12.02.2018 në Prizren, ka bërë regjistrimin me ndryshime të pronës së bashkëpronarit Gj.Gj., në Kadastral-Map në kundërshtim me rregullat ligjore, ashtu që edhe pse lënda nuk ishte e kompletuar meqë mungonte dokumenti i identifikimit si dhe kërkesa dhe i autorizuari i bashkëpronarit Gj.Gj., pa pëlqimin e tij bënë ndarjen e parcelave me aktvendim të datës 12.02.2018.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të akuzuarit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit, për veprën penale e cilat u vihet në barrë./21Media

Back to top button