"Ai shprehu tradhëti të dyfishtë, ndaj qeverisë dhe ndaj policisë"

“Ai shprehu tradhëti të dyfishtë, ndaj qeverisë dhe ndaj policisë”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë  se për vendimin e marrë në lidhje me shkarkimin e Veliut e ka njoftuar kryetarin e LDK-së, si dhe ka kërkuar një emër të ri për ministër të Punëve të Brendshme.

“Ai shprehu tradhëti të dyfishtë, ndaj qeverisë dhe ndaj policisë së Kosovës sepse të jesh ministër i punëve të brendshme dhe të kërkosh kokë në veti shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme, do të thotë ta përçmosh policinë që ka kryer detyrat e saj me përgjegjësi“, ka thënë Kurti.

Kurti në këtë konferencë ka deklaruar se dëshiron që edhe më tej të ketë bashkëqeverisje me LDK-në, por se kjo parti duhet ta respektojë marrëveshjen mes dy partive. Këtë deklaratë, Kurti i ka bërë pas njoftimit të kryetarit të LDK-së për mocion mosbesimi ndaj qeverisë Kurti. /21Media