Mbrojtësi i majtë i Manchester United, Alex Telles ka rezultuar pozitiv me COVID-19, konfirmojnë zyrtarët e klubit.

Telles, i cili arriti në United nga Porto për rreth 17 milionë euro, në fillim të këtij muaji bëri debutimin në fitoren kundër Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve.

Që nga ajo kohë, 27-vjeçari ka munguar në dy ndeshje duke e përfshirë këtu edhe fitoren e thellë mbrëmë ndaj RB Leipzig me rezultat 5:0 në “Old Trafford”.

Trajneri i United, Solksjaer konfirmoi për media që Telles ka rezultuar pozitiv me Covid-19, por që është në gjendje të mirë.

“Telles është testuar pozitiv me COVID-19 kështu do të mungojë disa ditë. Ai është pa simptoma dhe është në gjendje të mirë,” tha Solksjaer.