Dyshja e Liverpoolit Alisson Becker dhe Thiago Alcantara janë në luftë me kohën për të qenë gati për ballafaqimin e së hënës kundër Arsenalit.

Të dy lojtarët ishin jashtë stërvitjeve më herët këtë javë dhe do t’iu nënshtrohen testeve fizike për të mësuar disponueshmërinë e tyre para ndeshjes.

Lëndimet e tyre nuk janë të njohura, por mësohet se portieri i dytë Adrian është i gatshëm ta zëvendësojë brazilianin.

Trajneri Jurgen Klopp nuk do t’i ketë në dispozicion edhe kapitenin Jordan Henderson dhe mbrojtësin Joel Matip.