Ish-trajneri i Milanit dhe Juventusit, Maximiliano Allegri ka paralajmëruar rikthimin e tij në stërvitje duke komentuar mundësinë që ai të marrë drejtimin e Romës.

“Unë në Romë? Të shohim…nuk e di”, iu përgjigj Allegri gazetarëve nga evenimenti “Dancing with the stars” ku foli mbi të ardhmen e tij.

“Por tani është mjaft. Dua të rikthehem. Në futboll, ashtu sikur edhe në vallëzim, ka të bëjë me kohën dhe pasionin”, shtoi ai./kp/