Eksperti italian, Massimiliano Allegri nuk dëshiron të pranojë ofertën e Paris Saint-Germain.

Skuadra franceze ka shumë të ngjarë të ndryshojë trajnerin, pasi gjermani Thomas Tuchel nuk arriti të sigurojë trofeun evropian.

Allegri ka qenë shënjestra e kampionit francez për një kohë të gjatë, por ai do të refuzojë çdo ofertë nga PSG.

Ish-trajneri i Milanit dhe Juventusit dëshiron të rikthehet në Itali. Allegri është duke pritur për zhvillimin e situatës në Inter dhe nëse do të qëndrojë Antonio Conte.

Nëse bashkatdhetari i tij do të lë stolin e Milanit, Allegri pothuajse me siguri do të bëhet trajneri i ri i Interit, raportojnë mediat italiane. Max Allegri ka qenë pa punë për një vit.