Ambasada flet për rolin e medias

Ambasada flet për rolin e medias

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka kërkuar nga mediat të japin informacione të qarta dhe faktike për epideminë COVID-19, duke thënë se gazetarëve dhe organizatave të tyre duhet t’u jepet hapësirë për të vepruar në mënyrë efektive.

Në një postim në Facebook, Ambasada britanike flet për rolin e medias për të mbajtur të informuar publikun.

Në kohën kur njerëzit përballen me sfida të përditshme, është më e rëndësishme se kurrë që gazetarët dhe mediat të jenë në gjendje të japin informacion të qartë dhe faktik, veçanërisht për emergjencën me COVID-19. Media ka një rol të rëndësishëm në mbajtjen e informuar të publikut dhe kjo nuk duhet të ndërhyhet për qëllime politike apo qëllime të tjera. Është thelbësore që gazetarëve individualë dhe organizatave të tyre t’u jepet hapësira për të vepruar në mënyrë efektive”, shkruan Ambasada.